E tmerrshme- Dhunohet një vajzë në Pejë

Raste të tilla sa vjen e po shtohen në Kosovë, e kjo është shqetësuese për femrat kosovare.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë ku është dhunuar një vajzë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë pasi që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Sipas policisë rast ka ndodhur dje rreth orës 02:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se  ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *