Kompania Ford ka shpallur fundin e një prej makinave që raportohet gjerësisht si më e shitura ndonjëherë në Britaninë e Madhe, Fiestan.
Deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, nuk do të prodhohen më Fiestat në fabrikën e prodhuesit në Këln, Gjermani.
Kjo makinë që nga viti 1976 u prodhua në më shumë se 22 milionë të tilla dhe ky model është shitur në mbi 50 vende, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv
Që kur u shit për herë të parë, makina fitoi çmime të shumta duke përfshirë çmimin e efikasitetit të Këshillit Britanik të Dizajnit Fiesta në vitin 1978 dhe në vitin 2002 çmimin prestigjioz “Timoni i Artë” i Gjermanisë.
Tanimë, Ford do të prodhojë vetëm makina elektrike deri në vitin 2030 dhe të gjitha automjetet që prodhon do të jenë elektrike deri në vitin 2035.