Balena bën një lëvizje mahnitëse gjatë misionit të shpëtimit (VIDEO)

Një balenë me gunga e parë në bregun kanadez të paqësorit ka bërë një lëvizje mahnitëse gjatë një misioni të shpëtimit, pasi balena e kishte futur veten në rrezik duke ngecur në rrjetat e peshkimit për dy ditë radhazi.

Balena ishte duke tentuar që t’i largojë litarët e një pajisjeje në Ngushticën e Georgia në Ishullin Texada, në afërsi të Vancouver të British Columbia më 14 tetor.

Agjencia e Peshkimit dhe Oqeaneve të Kanadasë arriti që t’i vije në ndihmë kafshës, teksa ekipi i Shpëtimit të Gjitarëve e gjurmoi atë me një dron ajror, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Gjitari me gjak të ngrohtë në atë moment afër i kishte edhe dy balena të tjera me gungë.

Shpëtimtarëve iu nevojit që ta ngadalësojnë balenën duke e tërhequr atë pasi që ajo kishte dështuar që ta largonte litarin me gjatësi prej 91 metrave, litar ky i cili ishte kapur në gojën e saj, tha Paul Cottrell, i cili ka detyrën e koordinatorit në institucionin për shpëtim.

Gjitari ndjeu peshën ekstra të litarit i cili u vendos në të nga agjencia qeveritare kanadeze, dhe i mahniti dëshmitarët duke e bërë një rrokullisje të rrallë me shpinë, siç tregojnë edhe pamjet nga droni.

Termi i duhur për këtë lëvizje sipas Dictionary.com është “spyhooping”, lëvizje e cila konsiston në një gjysmë ngritje mbi ujë e performuar nga një balenë në mënyrë që ajo të shohë mjedisin që e rrethon atë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *