Vetura zyrtare e kryeministres së re italiane, zgjodhi limuzinën Alfa…

Vetura zyrtare me të cilën udhëtoi kryeministrja e re italiane Giorgia Meloni, është një prej çështjeve më të rëndësishme gjatë këtij vikendi në Itali.

Politikania konservatore vendosi për prodhim vendor – për veturën Alfa Romeo Giulia, transmeton Telegrafi.

Meloni gjatë ditës së djeshme (22 tetor), me rastin e betimit shkoi me veturën Fiat 500 L, që është diçka e zakonshme edhe për kryeministrat e mëparshëm, kurse nga objekti u largua me Audi A6.

Siç raporton e përditshmja italiane il Giornale, vozitja në limuzinën gjermane shkaktoi reagime të ashpra.

Megjithatë, për disa është e panevojshme të problematizohet çështja, për faktin se para betimit nuk mbante funksionin e kryeministres, kështu nuk ka pasur mundësi të zgjedhë.

Limuzina gjermane ka qenë vendim i paraardhësve të saj. Por Meloni vendosi të udhëtojë me limuzinën italiane Alfa Romeo, kështu në ditën e parë të saj të punës shkoi me këtë veturë.

Mediat italiane raportojnë se është një nga kërkesat e saj të para, që në dispozicion të ketë veturë të prodhuesit vendor.

Thuhet se ajo kishte planifikuar të udhëtojë me Fiat 500 L, por për arsye sigurie vetura është dashur të jetë e blinduar.

E eskorta e saj ishte gjithashtu me vetura të prodhimit vendor – Alfa Romeo Stelvio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *