Volkswagen në Kinë shet Lamando L, versionin sportive të Jettas së atjeshme, siç është Arteon, versioni atraktiv i Passatit në Evropë.
Lamando po promovohet si një veturë familjare me shumë komfor, por përdoruesi i TikTokut @justinbuildcars mendon se kjo nuk ishte mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.
Ai vendosi për modifikim nga XL në 5XL, duke e bërë veturën më të gjerë në botë, e pamjet i ka shpërndarë në TikTok.
Ai zgjeroi veturën nga njëra anë në tjetrën, por ka ruajtur simetrinë e karrocerisë. Çështja e vetme që po pyesin të gjithë është si u përshtat nën kapak motori.
Është interesant që vetura është rritur ekskluzivisht në gjerësi dhe atë dyfish. Nga 1831 mm sa ishte veturë në fillim e gjerë – tani i ka plot tri metra.
https://vm.tiktok.com/ZMFdSq5dH/