Pamje emocionuese: Diaz takon babain për herë të parë pasi e liruan nga rrëmbimi

Luis Diaz është ribashkuar me babanë e tij, Luis Manuel Diaz, i cili u lirua nga rebelët pasi e mbajtën peng për 12 ditë.

Sulmuesi i Liverpoolit dhe babai i tij qanë teksa u përqafuan për herë të parë pas rrëmbimit. Pamjet emocionuese u publikuan nga faqja zyrtare  Federatës së Kolumbisë.

Me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi Luchooo”, Federata kolumbiane njoftoi ardhjen e Diaz në Barranquilla, aty ku Kolumbia do të luajë kundër Brazilit të enjten.

Burra të armatosur me motoçikleta rrëmbyen prindërit e Diazit nga një pikë karburanti në qytetin e vogël Barrancas, më 28 tetor. Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua brenda pak orësh nga policia që vendosi postblloqe rreth qytetit me 40,000 banorë, i cili është afër kufirit të Kolumbisë me Venezuelën.

Pas rrëmbimit, forcat speciale u vendosën për të kërkuar për babanë e Diazit në një varg malesh që ndanë Kolumbinë dhe Venezuelën.

Fillimisht ishte e paqartë se kush e kreu rrëmbimin. Qeveria e Kolumbisë njoftoi më pas se kishte informacion se një njësi e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), ishte përgjegjëse. Grupi më vonë e pranoi rrëmbimin, duke thënë se ishte një gabim dhe se udhëheqja e lartë e tij kishte urdhëruar lirimin e babait.

Prindërit e Diazit u morën në mes të negociatave të paqes midis qeverisë së Kolumbisë dhe grupit gueril. Autoritetet e atjeshme arrestuan katër të dyshuar gjatë fundjavës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *