Një 42-vjeçar nga Kosova vdes në Itali, u rrëzua nga skelet

Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimiSipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, nën sytë e kolegëve të tij.

Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm. Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët.

Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *