Edona akuzon Blerandon, thotë “se e ka sharë me nënë” (VIDEO)

Konkurrentët gjysmë-finalistë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë t’i përgjigjen pyetjeve pikante të bëra nga publiku.

E pos pyetjeve nuk munguan as replikat e akuzat e shumta – një të tillë e tha edhe Edona për Blerandon.

Sipas saj, Blerando e ka sharë atë me nënë, një herë.

“Më ke sha me nënë. Edhe jam ankuar të ‘Vëllai i Madh’ i kam treguar që po qëndron pa mikrofon e po fol”, ka thënë Edona.

Blerando e ka mohuar akuzën e Edonës.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *