“Bëri plane disamujore për sulm të gjerë ndaj nxënësve” – Detaje për të miturin e dyshuar për vepra terroriste në Pejë

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se B.M., i mituri i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste, po planifikonte tash e disa muaj një sulm të gjerë ndaj disa nxënësve në një shkollë në Pejë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, të lëshuar të dielën.

Prokuroria ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit të 30 ditëve për të miturin e dyshuar për vepra terroriste.

Nga kjo gjykatë është bërë e ditur se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, bënë të ditur nga kjo gjykatë.

Mediat raportuan se i dyshuari kishte në cak vrasjen e shokëve të klasës së tij. /Insajderi.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *