Upsss! Plasin “thumbat” në vargjet e këngëve mes Mozzik, Dafinës dhe Ledrit!

Ndonëse nuk e dinim, mesa duket mes Ledrit dhe Mozzik ka tension, ndaj dhe nëpërmjet këngës i hedhin kunja njëri tjetrit.

Më herët Mozzik publikoi bashkëpunimin e tij me Dafinën dhe ndër rreshta ai thotë: “Edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”.

Ndonëse nuk pritej, duket se kjo frazë ka ngacmuar Ledrin, i cili është përgjigjur: Prit veç pak ta ndreqi, nonës teme une, a nonës tone Ledri”, “mos i hi personal se bon gabim fatal”.

Mozzik siç duket në duetin e tij me Dafina Zeqirin e kishte ngacmuar Ledrin duke thënë se: “Exat tona janë rrit me kangë tona, bile bile në shpinë tonë kanë bo plotë miliona”, e siç duket Ledri nuk ka humbur kohë dhe ka reaguar në këngën e tij të fundit duke u shprehur se: “Qe 20 vjet hala e boj kete shit”, shkruan gazeta Neutral.al.

Tutje, në këngën e Ledrit pati “thumba” edhe ndaj Dafina Zeqirit, e cila mes rreshtave thotë se: “E kam gjetë ma mirë bile hala ma P….”, ndërsa Ledri iu përgjigj duke i thënë: “tutna ma fut bllok me ta komentu”.

/Gazeta Neutral.al/

Ledri Vula – Paranormal – YouTube

Dafina Zeqiri X Mozzik – Drama Pahiri – YouTube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *