Goditen me veturë tre policë në Ferizaj, të dyshuarit ia mbathin

Një aksident në komunikacion u ka ndodhur tre policëve në Ferizaj.Përderisa po e kryenin detyrën zyrtare, të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje, brenda së cilës ishin disa persona.

Të njëjtit në largim e sipër kanë pësuar aksident, teksa brenda veturës së braktisur i janë gjetur substanca narkotike të llojeve marihuanë dhe kokainë.

“Rr. Gursel & Bajram Sylejmani, Ferizaj  13.11.2023 – 15:05. Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *