Policia e dënon me 2500 euro qytetarin në Pejë që po voziste nën ndikim të alkoolit

Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё gjato kontrollit rutinor të shtunën kanë hasur në një vozitës i cili po drejtonte mjetin e tij nën masën mbrojtëse dhe të njëjtit i është shqiptar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj, por edhe i është sekuestruar vetura përkohësisht, shkruan Reporteri.net.

Derisa në një rast tjetër, policia ka hasur në një vozitës i cili po drejtonte mjetin e tij nën ndikim të alkoolit 0.92 promila, e që ndaj të njëjtit është shqiptar gjobë prej 2500 euro, dy pikë negative si dhe masë mbrojtëse për tre muaj, e poashtu sekuestrim i veturës përkohësisht.

Njoftimi i policisë:

Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, me datё 20.04.2024, gjatё kontrollit rutinor ka hasur nё vozitёsin i cili kishte masё mbrojtёse deri me 20.05.2024, tё njejtit iu ёshtё sekuestruar pёrkohёsisht vetura dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

500 euro

5 pikё negative

6 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i veturёs.

Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, me datё 20.04.2024, gjatё kontrollit rutinor ka hasur nё vozitёsin i cili ishte duke vozitur nёn ndikim tё alkoolit 0.92 promila, tё njejtit iu ёshtё sekuestruar pёrkohёsisht vetura dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

2500 euro

2 pikё negative

3 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i veturёs.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

Apelojmё tek tё gjithё pjesёmarrёsit ne komunikacion tё respektojnё rregullat e parapara me Ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *