Zbulohen pamjet, topi kishte kaluar 100% vijën – Barcelonës iu mohua një gol i pastër ndaj Realit

Barcelonës duket se iu është anuluar padrejtësisht një gol në humbjen e mbrëmshme 3-2 ndaj Real Madridit.

Real Madridi triumfoi në fund të ndeshjes falë një goli nga Jude Bellingham, por momenti më i diskutuar i derbit ishte goditja e Lamine Yamal në minutën e 28-të dhe pritja e Andriy Lunin, shkruan Sinjali Sporti.

Në mungesë të teknologjisë së vijës së golit, VAR-i nuk kishte pamje të qartë se a ishte apo jo gol për Barcelonën, kësisoj ata vendosën që të mos e numëronin si një gol.

Sidoqoftë, nga pamjet e publikuara së fundmi të ArchivoVar në Twitter, ku është analizuar në terësi situata, del të jetë se topi kishte kaluar 100% vijën dhe se goli duhej pranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *