Aksident mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

Ai më tej tha se në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve dhe po e hetojnë rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *