Artisti i ri nga Franca, Genti, shpalos dhuratën muzikore me këngën ‘Elvira’

Një këngë e shkëlqyer ka shënuar skenën e muzikës shqiptare, pasi artisti i ri nga Franca, Genti, ka lancuar këngën e tij , “Elvira“.

Kjo këngë ka ardhur në bashkëpunim me producentin e njohur Shkumbin Nebihu, ndërsa muzikën e ka përkujdesur vetë Bini në studion e ‘Bini Diez”

Genti, i cili po fiton një vend në zemrat e dashamirësve me zërin e tij të veçantë dhe prezantimin artistik, ka rrëfyer se ky projekt është rezultat i një pune të gjatë dhe pasionit për muzikën, shkruan Gazeta Neutral.

Kënga “Elvira” është një kombinim i ritmeve moderne dhe teksteve me ngjyra, duke sjellë një atmosferë të freskët dhe të ngrohtë dëgjuesve.

Bashkëpunimi i Gentit dhe “Bini Diez”, është shprehje e një bashkëpunimi të suksesshëm, duke sjellë një kombinim të shkëlqyer të talentit të rinj dhe përvojës së njohur të producentit. Publiku po reagon me komplimente dhe komente pozitive për këtë debut të talentuar, duke shpresuar për projekte të tjera të mrekullueshme nga ky artist nga Franca në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *