Gruaja u shpëtua pas 14 orësh pasi qëndroi mbi makinën e zhytur në ujë

Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni transportuan me helikopter një grua në një vend të sigurt pasi ajo hyri me makinë në një përrua.

Gruaja mbijetoi pasi u ngjit në makinën e saj dhe kaloi natën atje derisa u pa nga dikush që ishte duke kampuar aty pranë mëngjesin e ardhshëm.

Sipas zyrtarëve, gruaja kaloi 14 orë mbi makinën e saj. Ajo u transportua në spitalin lokal me lëndime të lehta, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *