Çeku: Gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se tashmë gjithçka është gati për të nisur rinovimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Çerku tutje thas se janë përfunduar borxhet dhe shpronësimet si dhe buxheti është siguruar për rinovimin e stadiumit, shkruan Sinjali.

Ai thotë se se ky proces i rinovimit duhej të kishte përfunduar gjatë vitit 2019.

Postimi i plotë:

“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. 🏟️

E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *