Digjet një automjet në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri. 

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici në rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici në rajonin e Prishtinës.“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *