Një person arrestohet për dhunë në familje në Rahovec, në shtëpi i gjendet një pushkë 

Policia e Kosovës ka thënë se një person, i lindur më 1995, është arrestuar për dhunë në familje në Rahovec.

Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë copë fishekë.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *