Çka ndodhë nëse deputetët e VV-së pamundësojnë konstitumin e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore, flasin nga IKD

69 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro themelimit të Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes Komisionit Hetimor Parlamentar do të hetojnë mënyrën se si janë blerë rezervat shtetërore.

Mirëpo, në dy tentativa për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes nuk është arritur të koonstitohet ky komision hetimor.

Në lidhje me këtë, Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Nahim Jakaj ka thënë për Indeksonline se është e pakuptimë, jo etike dhe jodemokratike që ata të mos marrin pjesë në konstituimin e komisionit.

“Komisionit Hetimor në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore është themeluar detyrimisht nga Kuvendi si rezultat i mocionit të së paku 40 deputetëve të Kuvendit. Ky Komision ka marrë mbështetjen e 69 deputetëve që votuan pro, një kundër dhe gjashtë të tjerë kanë abstenuar. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë edhe deputetët që janë propozuar për anëtarë në këtë komision, prandaj është e pakuptimë, jo etike dhe jodemokratike që ata të mos marrin pjesë në konstituimin e komisionit me ç’rast aty diskutohet edhe për planin e veprimit të KHP-së”, ka thënë Jakaj për Indeksonline.

Ndërsa ka shtuar se kanë dështuar dy mbledhje radhazi në mungesë të kurorumit, e cila është e paraparë të mbahet jo me vonë se 14 ditë nga data që është marrë vendimi në Kuvend.

“Për më tepër deputetët kur nuk e konstituojnë KHP-në shkelin Ligjin për Hetim Parlamentar sepse sipas këtij ligji mbledhja e parë e komisionit mbahet jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga data e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e Komisionit. Sot jemi në ditën e 16-të dhe dy mbledhje radhazi kanë dështuar që të mbahen në mungesë të kuorumit”, tha Jakaj.

Tutje ka shtuar se deputetët duhet të marrin pjesë në komision përndryshe mandati i KHP-së sipas vendimit të Kuvendit do të pushojë në mënyrë të heshtur.

“KHP-të janë komisione ad-hoc me mandat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se gjashtë muaj. Qëllimi i tyre është hetimi, informimi, rekomandimi dhe ushtrimi i mbikëqyrjes parlamentare drejt arritjes së një përfundimi rreth veprimeve procedurale dhe përgjegjësve qeveritarë ose shtetërorë të përfshira në një çështje. Për t’u realizuar në praktikë këto veprime, deputetët duhet të marrin pjesë në në komision përndryshe mandati i KHP-së sipas vendimit të Kuvendit do të pushojë në mënyrë të heshtur”, ka thënë Jahaj.

Të enjtën e 21 shtatorit në Kuvendin e Kosovës është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore, si edhe dyshimet për keqpërdorim dhe abuzim të mundshëm me rezervat shtetërore.

Anëtarja e LDK-së në këtë komision, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se nuk do të heqin dorë deri në konstituimin e këtij komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *