AUV me aksion në kompleksin në Banjskë: Konfiskohet mish

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) me kërkesë të Policisë Stacioni i Veriut, sot ka zhvilluar kontrolle në kompleksin e një resorti në Banjska të Zveçanit, ku ka gjetur një sasi të konsiderueshme mishi që nuk përmbush kriteret për konsumim.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, sipas të cilit mishi ka qenë i vendosur në frigoriferët e kuzhinave të kompleksit.

“Mishi ka qenë i vendosur në disa frigoriferë të ndryshme të cilat kanë qenë pa mbikëqyrje të temperaturave. Kësaj sasie të produkteve i mungonte dokumentacioni për origjinën, disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklarimit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës. Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk përmbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë sasia totale e mishit të konfiskuar do të dihet saktë në momentin e asgjësimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *