Me kaq para u dënuan dy personat që po bënin gara ne Ferizaj

Policia ka arritur që ta ndalojë një garë të shpejtësisë me makina që ishte duke u zhvilluar të hënën rreth orës 22:35 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Gara, ishte xhiruar me video, dhe me të pranuar informatën organet e rendit janë vënë në veprim.

Dy shoferët përveç që u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, u janë shqiptuar gjoba nga 150 euro dhe pikët negative për patent shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policies.

Të shtunën e kaluar, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, vdiqën tre të rinj.

Deri tek ngjarja tragjike erdhi si pasojë e një gare me makina.

Si pasojë njëri nga vozitësit kishte humbur kontrollin mbi makinën e tij duke i goditur disa këmbësorë që ishin duke e ndjekur garën.

Videoja në vijim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *