“I kanë thënë babait tim e mbysim ne për ty”- Mes lotësh Linda Halimi rrëfen paragjykimet që u përball pasi u martua me një njeri me ngjyrë

Këngëtarja Linda Halimi prej vitesh është jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u është edhe e martuar me reperin e njohur Amerikan e Big D me të cilin ka një vajzë, Kaimana.

Së fundmi teksa po bisedonte me banorët, ajo ka treguar sakrificat që ka kaluar së bashku me familjen e saj pasi është martuar me një djalë me ngjyrë që nuk është shqiptar.

“A e din sa shumë e kam vuajtur sepse kam humbur shumë familjarë. Kam xhaxhallarët që nuk flas me ta sepse thonin na e ka marrë fytyrën. I kanë thënë babait tim që nëse ti s’je i gatshëm me marr gjakun, jemi ne që ta lajmë gjakun, e mbysim ne për ty. Nuk e keni idenë sa shumë kam vuajtur, me vite. Kam pasur konflikte pa fund dhe ma shumë mu kanë dhimbsur prindërit e mijë sesa historia ime. Mamin tim kur e kanë e kanë kuptuar në autobus që ka qenë nëna ime çfarë nuk i kanë thënë, e kanë sha, ‘ti e ke edukuar keq dhe çohu e del nga autobusi’. Vllait tim i kanë bërë presion në shkollë i kanë thënë që si nuk të vjen turp që e ke lënë motrën tënde me një zezak. Kam vuajtur shumë. Kurr skam qenë viktimë, ata e kanë pranuar gjithmonë që unë jam e fortë dhe që mundem t’ia dal. Kam vuajtur shumë. Edhe burri im ka vuajtur shumë këtë presion dhe është munduar babait tim që unë kurr skam me ta keqtrajtuar vajzën.” – tregoi Linda.

Nga ana tjetër këngëtarja ka zbuluar se vite më parë ka qenë e fejuar me një shqiptar të Pejës.

“Kam qenë e fejuar me një shqiptar nga Pejës, të cilin e përshëndes se nuk kam asgjë kundër tij, edhe ai ka qenë jo i fejuar, por me një vajzë. Ka ardhur në koncert se e ka lutur një këngëtare që ta këndoj një refren të këngës që e ka bërë me DJ Blunt”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *