“Shumë persona kanë thyer gjymtyrët në Brezovicë gjatë së dielës”, flasin nga Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.

“Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Ndryshe, edhe në temperatura nën zero gradë Celsius, edhe pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë sot ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *