Arbër Hajdari do të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera do të bëhen prindër për herë të parë,

Ishte vetë Arbër Hajdari që e zbuloi lajmin mbrëmjen e sotme në “Me lër të flas”.

Teksa po diskutonin për sakrificat për fëmijët dhe shkollimin, Arbri nuk i rezistoi aspak provokimit të Romeos dhe pyetje “Kur do të bësh një fëmijë”.

“Do bëhem baba shumë shpejt”, tha Arbri i cili ka zbuluar edhe gjininë.

“Zoti e pranoi lutjen, doja të bëhesha babai i një vajze dhe po bëhemi me vajzë”, shprehet Arbër Hajdari.

Kujtojmë se një vit më parë Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *