E diela e dhunshme familjare, gruaja rrah burrin, djali nënën dhe babai djalin!

E diela e djeshme paska qenë problematike në familjet e rrethit të Ferizajit. Me datën 12.02.2023, në tri raste të ndara janë arrestuar 2 persona për dhunë në familje.

Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij  15 vjeçar.

Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Agim Prodani’’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51 vjeçare.

Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39 vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K)  i moshë 43 vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *