Stresi: Ish gruaja ime vuan nga dy tumore në kokë, e dinë familja dhe shumë njerëz

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, gjatë një debati mes Xhulit dhe Stresit, ky i fundit ka folur edhe një herë tjetër rreth ish partneres së tij, Keisit.

Stresi ka thënë se ish e dashura e tij, Keisi “vuan nga dy tumore në kokë”, ndërkohë që për një informacion kësi lloji, ai është pyetur nga Jonida Vokshi, nëse kishte aprovim për të folur kaq hapur.

Rep artisti nuk ka thënë të ketë marrë një miratim të tillë, vetëm se ka shtuar që për problemet shëndetësore të Keisit janë në dijeni shumë njerëz në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *