Reali barazon ndaj Sociedad dhe sheh Barçën t’i largohet

Reali i Madridit ngec në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në “Santiago Bernabeu”, duke mbetur tashmë 5 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Reali u shfaq dukshëm më kërkues, por nuk ia doli të thyejë murin bask dhe të shënojë të paktën një gol, duke u detyruar të kënaqet me vetëm një pikë në këtë takim.

Kjo është ndeshja e dytë në 3 të fundit, që Reali nuk merr dot maksimumin, çka i ka dhënë mundësi Barcelonës që të shkëputet me 5 pikë më shumë në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *