Jarinje: Dogana konfiskon barna në autobusin që po udhëtonte nga Mitrovica në Beograd

Oficerët e Doganës sot kanë konfiskuar një sasi të mallit të padeklaruar në Jarinje.

Bëhet fjalë për produkete të identifikuar si kozmetike në vlerë prej 850 euro.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:50, në autobusin e linjes Beograd – Mitrovicë.

Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganorë u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.

“Malli është zbuluar tek një udhëtar pas kontrollit trupor dhe të bagazheve”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Dogana njofton se mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *