Granit Rugova jep dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Sportit në Komunën e Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunë  e Prishtinës, Granit Rugovë ka dhënë dorëheqje nga ky post. 

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke thënë se punoi me përkushtim maksimal në këtë detyrë. 

Posti i plotë i Rugovës: 

Ishte nder dhe krenari jetësore ti shërbej qytetin tim të dashur dhe sportit të Prishtinës 

Për dy vite, i udhëhequr nga përkushtimi maksimal dhe pasioni i thellë për sportin dhe qytetin, së bashku me kolegët, sportistët, klubet dhe gjithë komunitetin e sportit, për herë të parë ngritëm sportin e Prishtinës në nivel ndërkombëtar. 

Nën udhëheqjen time si Drejtor për Sport, për herë të parë fituam titullin e “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” dhe po ashtu për herë të parë e bëmë Prishtinën nikoqire te Lojërave Mesdhetare 2030. 

Falënderoj përzemrërsisht çdo person që më mbështeti në këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit. 

Së bashku punuam me vendosmëri të palëkundur, duke qëndruar pranë sportistëve dhe duke punuar pa pushim për të avancuar sportin në qytetin tonë. 

Tani, ndërsa ky kapitull i jashtëzakonshëm mbyllet, marr me vete kujtime të paharrueshme dhe një zemër të mbushur plot me mirënjohje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *