IPK nis hetimet nga togerit, dyshohet se kërcënoi FIT-in me masa ndëshkuese për të mos protestuar

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT, që nga muaji i kaluar ka nisur protestat në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. Të bindur që kërkesa e tyre është legjitime, protestave iu ishin bashkuar një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të njësisë më elitare të PK-së. Disa nga kolegët e tyre që janë pjesë e Njësive tjera Speciale nuk po lejohen të dalin në protestë, përkatësisht po dyshohet se po kërcënohen nga eprorët e tyre, shkruan Gazeta Neutral.

Më 6 nëntor në media qarkulloi një audio-incizim ku sipas sipas burimeve të Gazetës Neutral, audio-incizimi ështe realizuar nga një pjesëtarë i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSH), e që del të jetë hiç më pak e hiç më shumë se Togeri Gani Obrazhda, Komandant i NJRSH-së.

“..Mirëpo prapë se prapë unë po them një sen, ata që kanë vendos ose ata që mendojnë që interesat e tyne përfaqësohen më mirë përmes protestave, ata le të dalin në protesta unë nuk i ndali edhe për veprimet që i marrin japin përgjegjësi për vete, mirëpo ata kemi me i evidentu edhe kemi me pa se qysh ka me shku puna tutje me ta”, dëgjohet duke iu thënë i njëjti, pjesëtarëve të kësaj njësie.

Sipas po këtyre burimeve, komunikimi i Obrazhdës është bërë me qëllim të frikësimit të njësive të tjera të NJSO-së dhe NjRSH-së. Po ashtu, dyshohet se ka tendencë për të ndikuar tek pjesëtarët e NJSI-së nga akterë të tjerë të përfshirë në krijimin e kësaj situate kaotike.

Në lidhje për këtë cështje, Neutral ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës. Nga ky institucion kanë konfirmuar për Gazetën Neutral se janë nisur hetimet ndaj Obrazhdës.

Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se kjo çështje është duke u trajtuar në Departamentin e Hetimeve në IPK dhe aktualisht është  në fazën e hetimit paraprak ,  në varësi të të gjeturave do të procedohet sipas legjislacionit në fuqi dhe autorizimeve ligjore të IPK-së“, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Duke u bazuar në ligjin për Policinë, zyrtarët policor kanë të drejtën e mbajtjes së protestës por jo edhe të hyjnë në grevë. Ndërsa, e drejta e tyre për protestë po del se po tentohet të shkelet nga brenda institucioni që thirret në mbrojtje të ligjit.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *