Hill godet Serbinë: Totalisht e paqëndrueshme të vazhdohen raportet e mira me Rusinë

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur dje për veprimet e Serbisë dhe vazhdimin e raporteve të Beogradit me Moskën zyrtare pavarësisht luftës së paprecedent që Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës.

Hill ka thënë se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus ka shkaktuar kaos në gjysmën e botës

“Serbia është një vend që krenohej me marrëdhëniet shumë të mira me vendet anembanë botës, përfshirë edhe Rusinë. Është krejtësisht e paqëndrueshme të vazhdohen marrëdhëniet e mira me Rusinë. Rusia krijoi kaos në gjysmën e botës, shkaktoi probleme të mëdha për të gjithë”, ka thënë Hill, shkruan “politika”, transmeton Express.

Ambasadori amerikan tutje ka thënë se ishte menduar që lufta në Ukrainë s’do të zgjaste shumë, por që tashmë po shihet që një gjë e tillë po ndodh dhe ka thënë se “duhet marrë me këtë problem derisa të zgjidhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *