Të shtëna me armë në Gjakovë

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Qyteti i Gjakovës mbrëmë u trazua nga disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën ‘Lekë Dukagjini’.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Atje ata kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet se është e armës që u përdor në rast.

Po ashtu janë marrë veprimet e duhura hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *