E mitura lind fëmijë në QKUK

Policia ka njoftuar një rast nga QKUK, se një e mitur ka lindur një fëmijë.

Sipas policisë, ajo kishte filluar bashkëjetesë në moshën 16-vjeç me një djalë, prandaj PK-ja ka iniciuar rastin si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.

“Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *