Vjosa Osmani takon Macronin në Samitin në Tunizi

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në samitin u pa të ketë takuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Samiti i Frankofonisë ka mbledhur krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.

Kosova është anëtare e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *