Gjermania i konfiskon makinat luksoze të dostit të Putinit

Komisioni special “Matryoshka” i doganave gjermane konfiskoi disa makina luksoze që i përkisnin oligarkut rus Alisher Usmanov nga një pronë në liqenin Tegernsee.

70-vjeçari i besuar i Putinit është subjekt i sanksioneve.

Mes automjeteve është një Mercedes Maybach S500 me vlerë rreth 140.000 franga dhe një furgon Mercedes Brabus për rreth 180.000 franga, shkruan gazeta “Bild”.

Në operacion u përfshinë edhe zyrtarë nga Zyra Federale e Policisë Kriminale, departamenti i hetimit tatimor, departamenti i hetimit doganor dhe policia federale.

Usmanov thuhet se ka shmangur taksat mbi të ardhurat dhe dhuratat në vlerë prej rreth 555 milionë euro në periudhën 2014-2022. Ai konsiderohet një mik i ngushtë i Putinit.

70-vjeçari beson se sanksionet e vendosura ndaj tij janë të paligjshme dhe ka ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese Federale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *