25-vjeçarja në Gjakovë kapet me substanca narkotike, përfundon në …

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, në parkun “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, kur u ndalua një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, të dyshuarës M.V 25-vjeçare, në kuletë nga zyrtarët policorë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të substancës, ajo është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin saj për 48 orë, për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *