Ballkani e përforcon pozitën e parë, e ndal serinë pozitive të Dukagjinit

Ballkani e ka përforcuar pozitën e parë në tabelën e Superligës.

Kampioni i Kosovës e mposhti Dukagjinin sot në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të.

Suharekasit fituan me rezultat 3:1, në një ndeshje ku nuk munguan edhe rastet tjera për shënim nga të dyja palët, s

Ekipi Portokalli kaloi i pari në epërsi me golin e Nazmi Gripshit, të realizuar në minutën e 15-të.

Më pas, ekipit nga Suhareka iu anulua përmes sistemit VAR goli i Albin Berishës.

Nga ana tjetër, klinasit i barazuan shifrat me Vitor Hugon në fund të pjesës së parë.

Ndërkaq, kampionët e gjetën golin e fitores me të filluar pjesa e dytë përmes Almir Kryeziut.

Dukagjini tentoi ta barazonte rezultatin, por ishte Ballkani ai që shënoi përsëri.

Këtë radhë, Armend Thaqi asistoi për Bleart Tolajn, i cili shënoi me kokë në fund të takimit.

Ballkani u shkëput në 7 pikë ndaj ndjekësve, Drita e Llapi, ndërsa Dukagjini u ndal pas një serie të jashtëzakonshme prej 11 ndeshjesh pa humbje.

Klinasit e shohin veten në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *