Kosova vatër e medaljeve të arta, këtë herë shkëlqejnë karateistët

Kosova ka arritur t’i fitojë pesë medalje në Kampionatin për Senior dhe Veteran i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri.

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se në këtë Kampionat, janë duke marrë pjesë 33 garues/e , dhe pesë refera nga Kosova që do të ndajnë drejtësinë gjatë garave.

Fituesit e medaljeve janë:

Fidar Berisha – Kumite Veteran – të artë

Visar Hoxha – Kumite Veteran  – të artë

Musli Rexha – Kumite Veteran – të argjendtë

Visar Hoxha – Kata Veteran – të argjendtë

Fortesa Orana – Kumite +68 kg – të bronztë

Kjo garë do të vazhdojë edhe dy ditë dhe mbahet para garave të Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Budapest, Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *