Zgjedhjet në veri, Makolli: Kërkesat e pesë emisareve duhet të merren shumë seriozisht!

Lista Serbe deklaroi ditën e djeshme se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet në veri.

Kjo deklaratë erdhi pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën pjestari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u vranë tre terroristë serbë.

Edhe nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar pas kërkesës së Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për REL se e mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ.

A duhet të mbahen zgjedhjet në veri pa u sanksionuar Serbia për ngjarjen e 24 shatorit?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Makolli tha se veprimet e Kosovës për zgjedhjet në veri duhet të merren bazuar në interesat afatgjata të shtetit tonë.

Ai deklaroi se kerkesat e pesë emisarëve që do të vijnë javën tjetër në Prishtinë duhet të merren seriozisht.

“Veprimet tona për zgjedhjet në veri te vendit, si dhe rreth obligimeve të marra me marrëveshjet e mëhershme ndërkombetare të arritura me ndermjetesimin e miqve tanë ndërkombetar, duhet t’i marrim bazuar në interesat e përgjithshme dhe afatgjatë te kombit dhe shtetit tonë. Sygjerimet dhe kërkesat e pesë emisareve që do të vijnë javën tjetër në Prishtinë, duhet t’i marrim shumë seriozisht” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”

Makolli tha se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkëveprim të përhershëm me SHBA-të.

“Zhvillimet e shpejta gati dramatike në vitin e fundit në rrafshin ndërkombetar, sa i perket paqes dhe sigurise në “boten e vjeter”(Europa, Azia dhe Afrika), me rrezikshmëri të lartë për gjithë ruzullin tokësor, ndikojnë në mënyrë rapide në ndryshimin e real-politikes dhe situatës gjeopolitike, me impakt të drejtpërdrejtë në regjionin tonë, konformë interesit të fuqive të mëdha për ruajtjen e paqes në botë.Duhet ta kemi të kjartë njëherë e përgjithmonë se Kosova arritjet e gjertanishme i ka realizuar fal mbështetjes pa rezervë të miqve tanë ndërkombetar me në krye SHBA-të dhe NATO-on”

“Këto të gjitha duhet t’i kemi parasysh kur të marrim masa në politiken e jashtme, duke i flakur veprimet e gjertanishme folkloriste e populiste, te cilat kishin me na sjell dëme të pariparueshme, për te ardhmen e shtetit tonë e në veçanti të rinisë sonë.Të gjitha këto na obligojnë që të jemi maksimalisht të perkushtuar për bashkëpunim dhe bashkëveprim në çdo lëmi me’ nunin’ e pavaresisë’ SHBA-të dhe aleatët” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *