“Hamas po e mban peng kushëririn tim”- Gjuriqit i ‘kalon’ inati për Kosovën kthehet krah Izraelit

Në mesin e 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është edhe një i afërm i ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq.

Gjatë një interviste për “Jerusalem Post”, Gjuriq tha se nuk dihet fati i të afërmit të tij, Alon Ohel i cili ka dy nënshtetësi.

Ai vuri në dukje se Serbia e sheh Izraelin si një nga miqtë e saj të ngushtë, por që dëshira e këtij shteti për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem u pezullua për shkak se Izraeli njohu Kosovën në vitin 2020.

“Marrëdhëniet dypalëshe pësuan një goditje të rëndë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe hebrenjve janë aq të forta saqë mund të them me krenari se ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në shumë sfera dhe jam i bindur se këtë do ta bëjmë me një ritëm të fortë”, deklaroi ambasadori serb.

Vlen të theksohet se Serbia është një nga shtetet që ka përkrahur hapur Palestinën veçanërisht pas njohjes së Izraelit ndaj Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *