E rëndë| Vdes çiklisti pasi goditet nga një kamion në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një çiklistë ka vdekur si pasojë e një aksidenti me një kamion në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Sipas Ahmetit vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndërsa aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor./Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *