Kusari-Lila: Greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen ”Trepça”aty ku e meriton

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është arritur marrëveshja që minatorët e Trepçës të përfundojnë grevën e tyre.

Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga ta që të iu plotësohen.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Mimoza Kusari-Lilës.

Ajo ka thënë se greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton.

Postimi i plotë:

Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale.Me Fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *