20 të rinj gjenden të vdekur në një klub nate

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afrikën e Jugut pasi 20 persona janë gjetur të vdekur një klub nate.

Policia e Afrikës së Jugut po heton vdekjen e të paktën 20 personave në një klub nate.

Thuhet se është e paqartë se çfarë ndodhi që çoi në vdekjen e të rinjve, të cilët thuhet se po merrnin pjesë në një festë për të festuar përfundimin e provimeve.

Gazeta lokale Daily Dispatch raportoi se trupat ishin shpërndarë nëpër tavolina dhe karrige pa ndonjë shenjë të dukshme lëndimi.

Autoritetet kanë deklaruar se do të bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e mundshëm të vdekjes.

Pronari i klubit, Siyakhangela Ndevu tha se ai ishte thirrur në vendngjarje herët në mëngjesin e së dielës.

Unë jam ende i pasigurt për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por kur më thirrën në mëngjes më thanë se vendi ishte shumë i mbushur dhe se disa njerëz po përpiqeshin të futeshin me forcë në tavernë. Megjithatë, do të dëgjojmë se çfarë thotë policia për shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *