2 orë pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, Prokuroria në Prishtinë e painformuar – njofton se janë ndërmarrë veprime për kapjen e tij

Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Por përkundër që lajmi për vetëvrasjen e tij është top lajmi i ditës, Prokuroria Themelore në Prishtinë siç duket nuk është e informuar fare, teksa njofton se janë ndërmarrë veprime për kapjen e Halilit.

Rreth dy orë pas vetëvrasjes së 31-vjeçarit, në orën 15:29 në adresën e redaksisë së Sinjalit ka ardhur një komunikatë për media, përmes së cilës Prokuroria njofton se “janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave  dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”.

Në fund të njoftimit, thuhet se Prokuroria po trajton këtë rast me seriozitetin më të lartë.

Andaj, sigurojmë opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.



Lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *