S’ka kuorum për Komisionin e Ekonomisë, deputetët e pozitës presin që mbledhja të nis pas pak

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi nuk kanë votuar rendin e ditës.

Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohet në parim i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

E pranishme është edhe ministrja, Artane Rizvanolli. Ndërkohë që deputetët e shumicës parlamentare po presin për kuorum dhe nisjen e kësaj mbledhje. /kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *