Haxhiu me kërkesë për institucionet e Kosovës: Personat me aftësi të kufizuar të trajtohen të barabartë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në Kuvendin e Kosovës, ka folur rreth kushteve të personave me aftësi të kufizuar dhe sa po i ofrohet mundësi në vendin tonë.

Haxhiu pati kërkesë për instuticionet e vendit, që personat me aftësi të kufizuar të mos i trajtojmë ata si persona që kanë nevojë për mëshirën tonëm shkruan Neutral.al.

“Kam një kërkesë për institucionet e Kosovës, sa herë që diskutohet për këtë kategori të mos i trajtojmë me qasjen se këta persona kanë nevojë për mëshirën tonë, por ti trajtojmë si të barabartë “, tha ai

Sipas deputetit, këto barriera duhet të marrin fund, dhe se personat me aftësi të kufizuar të trajtohen si gjithë të tjerët.

“Edhe në Kuvend ka barriera për personat me aftësi të kufizuar, por barrierat institucionale janë më të mëdha dhe duhet të marrin fund, dhe të trajtohen me ligj si gjithë të tjerët “, tha Haxhiu./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *