Zhduket një e mitur në Gjakovë

Është zhdukur një vajzë në Gjakovë, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar baba i vajzës të zhdukur, kurse ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme “Shaban Polluzha”, në Gjakovë, shkruan Neutral.al.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *