Po kërkohej nga Policia, arrestohet një person në aeroportin ”Adem Jashari”

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj.

Njoftimi i plotë:

Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari”  kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *