“Figura përçarëse, nxisin shtypjen e grave dhe LGBT-së”: Zana Avdiu akuzon hoxhallarët Ahmed Kalaja e Shefqet Krasniqi

Zana Avdiu, aktiviste dhe moderatore ishte e ftuara e fundit në emisionin “Sante” në Paparaci, ku foli gjerë e gjatë e pa hezitim.

Fillimisht, e pyetur nga gazetarja për politikë përgjigja e Avdiut ishte pikërisht rreth kryeminstrit të vendit.

“Me Albin Kurtin, kryeministrin, 99 përqind të rasteve nuk pajtohna”, u shpreh ajo.

E pos kreut të ekzekutivit, te më pak të pëlqyerit e Zana Avdiut u përfshinë edhe figura të tjera. Pyetur se kë nuk e ka më për qefi ta shohë në medie, kësaj rradhe ishin prijësit fetarë, por me disa arsye…

“Nuk mundem me i duru njerëzit që nxisin dhunë, urrejtje, bullizojnë, nuk promovojnë vlera të mira të paktën që unë i vlerësoj të mira. Kemi shumë figura fetare që nxisin dhunë ndaj grave ose komunitetit LGBT, psh Shefqet Krasniqi, Ahmet Kalaja, jo vetëm hoxhallarë por edhe prijës të tjerë fetar” tha Zana në “Sante” në Paparaci.

Shiko këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *